-
1 grammar
[gram·mar || 'græmë(r)] gramatikëGRAMATIKA është dega më e rëndësishme e gjuhësisë, sepse ajo studion strukturën e gjuhës e kjo është ana më themelore e gjuhës.Me këtë fjalë kuptojmë shkencën që merret me studimin e rregullave të ndryshimit të fjalëve dhe të bashkimit të tyre në togfjalësh e në fjali.Gramatika ndahet në dy pjesë: morfologji dhe në sintaksë.MORFOLOGJIA merret me studimin e rregullave, sipas të cilave fjalët pësojnë ndryshime si dhe klasifikimin e tyre nëpër klasa.SINTAKSA merret me studimin e rregullave të bashkimit të fjalëve në togfjalësh e në fjali dhe të fjalive në periudhë.GRAMATIKË f. gjuh.1. Tërësia e rregullave të ndryshimit të trajtave të fjalëve në një gjuhë dhe të lidhjes së fjalëve në fjali. Gramatika dhe leksiku. Gramatika e gjuhës shqipe. Rregullat e gramatikës. Studioj ( zotëroj, njoh) gramatikën e një gjuhe.2. Degë e gjuhësisë që studion këtë tërësi rregullash (ndryshimin e trajtave të fjalëve, ndërtimin e togfjalëshave e të fjalive) dhe që përbëhet nga dy pjesë - nga morfologjia e sintaksa. Gramatika shkencore ( historike, krahasuese). Gramatikë normative ( përshkruese).3. Lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme të kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Gramatika e shkollave pedagogjike ( e klasës së pestë). Libri i gramatikës. Provimi i gramatikës. Bleu gramatikën. U botua një gramatikë e re.
См. также в других словарях:
Shaban Demiraj — (* 1920 in Vlorë, Albanien) ist ein Wissenschaftler im Fachbereich der Albanologie/Balkanologie. Er hat Werke im Fachbereich Albanologie und Balkanologie veröffentlicht. Werke I. Bücher 1. Çështje të sistemit emëror të gjuhës shqipe. (Problems of … Deutsch Wikipedia
albanische Sprache. — albanische Sprache. Geschlossenes Verbreitungsgebiet der albanischen Sprache ist das Staatsgebiet Albaniens, die Provinz Kosovo in Serbien sowie Teile Montenegros und Makedoniens. Die albanische Sprache weist zwei große Dialektgruppen auf, das… … Universal-Lexikon